26 Mars 2023

Bregdeti i Kavajës, 2 milion euro investime

Tiranë, 25 korrik - Dy projekte turistike që do të zënë vend në bregdetin e Kavajës do të zbatohen nga dy koncosorciume të huaja dhe kapin vlerën 1 milion euro secili si investim dhe do të ndiqen nga Agjencia Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA).

Detajet lidhur me këtë zhvillim i ka dhënë një ditë më parë kreu i qeverisë, Sali Berisha, në mbledhjen e radhës së Bordit të Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA). Saktësisht resoret turistike do të pozicionohen në Gosë e në Synej dhe do të kapin një sipërfaqe prej qindra hektarësh.

Projekti i parë që do të zbatohet nga konsorciumi britanik “Development” sh.p.k parashikon ngritjen e një qyteze me qëllime multifunksionale në një sipërfaqe prej 650 hektarësh, kurse projekti i dytë që do të zbatohet nga konsorciumi zviceran “Finsec” L.T.D përveçse ndërtimit të një tjetër qyteze turistike me një sipërfaqe 160 hektarësh, propozon ndërtimin e një porti jahtesh.

Duke vlerësuar këtë interesim të kompanive të huaja për të zhvilluar në sektorin e turizmit, kreu i qeverisë kërkoi nga bordi i AIDA-s që të ndjekë procedurat për realizimin e tyre duke qenë se janë edhe dy projektet e para ku do të punojë për të përmbushur detyrimin, si agjencia e kontaktit dhe shërbimeve ndaj investitorëve vendas dhe të huaj.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij përveç vlerësimit pozitiv për këto investime, vuri theksin edhe në kujdesin që do të ndiqet për të mos abuzuar me shfrytëzimin e kësaj zone.

 “Ne kemi rreth 90 për qind të bregut të pazhvilluar. Kjo do të thotë se nuk duhet të jemi asnjëherë lakmitarë për shfrytëzim intensiv. Ne duhet t’u mbetemi standardeve më të mira të shfrytëzimit, të ruajtjes së mjedisit, të hapësirave dhe të lartësive të ndërtimeve”, tha ai.

Paralelisht me vendimin për ndjekjen e procedurave për këto investime të rëndësishme bordi i agjencisë miratoi edhe amendimin e dy akteve nënligjore dhe një projekt-akt të ri që lidhen me fonde grantesh që qeveria ka vënë në dispozicion të SME-ve dhe eksportuesve vendas, të cilat do të menaxhohen nga AIDA me synim rritjen e konkurueshmërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)