26 Mars 2023

Antalia thyen rekordin e të gjitha kohërave në numrin e turistëve

Antali, 22 tetor - Për herë të parë në histori, qyteti turistik Antalie pritet të vizitohet nga 16 milionë turistë deri në fund të këtij viti, thotë kryetari i Federatës së Hotelierëve të Turqisë, Osman Ayık.

Ayık thotë se deri më tani 14 milionë turistë kanë vizituar destinacionin e njohur për plazhet origjinale mesdhetare.

Numrat rriten çdo muaj duke i bërë të punësuarit në sektorin e turizmit që të shpresojnë për të ardhmen. Qytetin e kanë vizituar turistë nga 193 shtete.

"Kishte rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar. Veçanërisht në tetor, u shënua një rritje prej 20 për qind", tha Ayık, duke shtuar se tendenca e njëjtë do të vazhdojë dhe se sektori i turizmit do të ecë para me hapa të fuqishëm dhe të sigurt.

Ayık gjithashtu tha se shërbimet cilësore që u ofrohet konsumatorëve kanë ndihmuar në arritjen e këtij synimi.

Erkan Yağcı, kreu i Shoqatës së Hotelierëve Turistikë të Mesdheut, gjithashtu theksoi se çdo i treti turist në Turqi preferon Antalien.

"Ne jemi përqendruar në strategjinë e re për vitin 2020 dhe për sa kohë që zhvillojmë strategji të reja, ne do të vazhdojmë të thyejmë rekorde", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)