26 Mars 2023

8 milionë turistë pritet të vizitojnë Antalian këtë sezon

Antali, 15 shkurt - Rreth 8 milionë turistë pritet të mbërrijnë këtë sezon në Antalia, ose 30% më shumë krahasuar me 5.7 milionë turistët që e vizituan vitin e kaluar.
 
Hakan Duran, kryetari i Shoqatës së Menaxherëve Profesionalë të Hotelerisë (POYD) me seli në Antalia, ka thënë se vendet e Evropës jugore si: Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia i kanë rritur çmimet, si rrjedhim presin që turistët e huaj në këtë sezon të preferojnë Turqinë.

Duran theksoi se rezervimet e hershme në tregun rus vazhdojnë në nivele më të larta në krahasim me vitet e kaluara.  

\"Këtë vit nga Rusia presim të vijnë 2-2.5 milion turistë. Vitin e kaluar në Antalja erdhën rreth 7.5 milionë turistë të huaj, kurse këtë vit parashikojmë të mirëpresim 7,5-8 milionë turistë të huaj. Mendoj se këtë sezon do ta mbyllim me një rritje prej 30% në krahasim me vitin e kaluar”, shtoi Duran.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)