24 Mars 2023

Shahini në Organizatën Botërore të Tregtisë

Prishtinë 14 shtator - Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, (AKB), Agim Shahini do të marrë pjesë me një delegacion nga Kosova në forumin e Organizatës Botërore të Tregtisë, (OBT) që do të mbahet në Gjenevë nga 15 deri 18 shtator.

Shahini zotohet se gjatë pjesëmarrëjes në këtë panair do të promovoi Kosovën për t’i tërhequr investitorët e huaj. Sipas tij pjesëmarrja në këtë forum është një mundësi e mirë për Kosovën dhe promovimin edhe të bizneseve dhe njohjen e sa më shumë kompanive të huaja. “Në këtë forum të OBT –së përfaqësuesit e bizneseve, organizatat joqeveritare, sindikatat do të kenë mundësi të diskutojmë për çështje të ndryshme për të dhënë kontribut në punën e forumit në OBT-së” 

Sipas Shahinit roli i OBT-së është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe ai shprehet i bindur se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum do të sjell rezultate konkrete. “Jam i bindur se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum do të jetë shumë e rëndësishëm sepse anëtarësimi i Kosovës në OBT është njëra nga temat që do të diskutojmë. Anëtarësimi i Kosovës në OBT është votimi 50 për qind plus një. Agjenda do të jetë e ngjeshur por do të jetë në interes për bizneset. Do t’i prezantojmë brendet e Kosovës dhe do t’i prezantojmë produktet e Kosovës”, tha Shahini.

Ndërsa drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve Mustaf Hasani tha se janë një varg aktivitetesh që do t’i zhvillojnë në Gjenevë për promovimin e Kosovës. “Janë një potpuri aktivitetesh, qëllimet janë të fokusuara që të promovojnë klimën  e Kosovës për të investuar në Kosovë.  Do të shikojmë arritjen e partneritetit në mes kompanive të mëdha që të investojnë në Kosovë. Për të shkëmbyer provojnë dhe për të ofruar mundësit që bizneset zvicerane të njihen me bizneset e Kosovës”, tha Hasani.    




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)