24 Prill 2024

Rritet eksporti i industrisë bullgare të mbrojtjes

Sofje, 23 korrik - Eksporti i prodhimit të posaçëm të industrisë bullgare të mbrojtjes është rritur mbi dy herë dhe mund të krahasohet me eksportin e energjisë elektrike nga Bullgaria në vendet fqinja. Këtë e tha ministri i ekonomisë Trajço Trajkov në një konferencë për të ardhmen e industrisë së mbrojtjes te ne.

Ai theksoi se eksportohen produkte të teknologjive të larta të prodhuara nga një personel me kualifikim të lartë. Në praninë e përfaqësuesve të NATO-s dhe të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA) u prezantua strategjia e zhvillimit të industrisë bullgare të mbrojtjes.

Ky dokument do të krijojë kushte për zhvillim të industrisë së armëve me teknologji të larta. Projekti i ri është përpunuar në përputhje me Strategjinë evropiane për bazën e mbrojtjes dhe do të integrojë produktet bullgare të mbrojtjes në tregun evropian.

“Qëllimi është të krijojmë një industri të mbrojtjes shumë të zhdërvjelltë dhe në përputhje me kushtet bashkëkohore, e cila të na lejojë të gjejmë shpejt dhe me sukses vendin tonë madje në situata si ajo në Libi – komentoi para mysafirëve ministri i ekonomisë Trajço Trajkov. – Sepse tani shihet një lodhje dhe një strukturim të industrisë në një mënyrë që nuk u përgjigjet sfidave bashkëkohore dhe problemeve aktuale. Zhvillimi i industrisë bullgare të mbrojtjes është lidhur dhe me strategjinë tonë për inkurajim të prodhimeve inovative dhe me teknologji të larta.”

“Bullgaria është vendi i parë me një vizion të vet për industrinë kombëtare të mbrojtjes”, tha gjatë konferencës përfaqësuesi i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes John Mattiussi. Në emër të NATO-s Brian Chulik nga Aquisioniot Support Group mbështeti prioritetet e strategjisë për zhvillim të industrisë bullgare të armëve. Olimpius Raptis, menaxher për mbrojtjen në Asociacionin e Industrisë Evropiane të Mbrojtjes (ASD) tha se gjatë viteve të ardhshme industria bullgare e mbrojtjes mund të trefishojë eksportin e saj për BE-në dhe NATO-n.

Ministri i mbrojtjes Anju Angelov theksoi faktin se gjatë vitit 2010 firmave bullgare që punojnë në fushën e industrisë së mbrojtjes u janë paguar 340 milionë leva (174 milionë euro), kurse kompanive të huaja – 160 milionë leva (82 milionë euro). Ministri i mbrojtjes pohoi para gazetarëve se dikasteri i tij do të blejë armë të reja të qitjes për ushtrinë bullgare pas vitit 2013-2014 nga kompani bullgare që prodhojnë teknikë mbrojtjeje. Qëllimi është që të ndërrohet teknika e vjetërsuar. Në fillim do të pajisen me armatosje moderne njësitë speciale.

“Firmat bullgare kanë kapacitet dhe potencial të jenë zbatuese të porosive të Ministrisë së Mbrojtjes jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për shtete të tjera, përfshi anëtare të NATO-s dhe BE-së – theksoi ministri i mbrojtjes Anju Angelov. Për cilësinë e lartë të produkteve të industrisë bullgare të mbrojtjes flasin disa shembuj".

Para disa muajsh Ministria e Mbrojtjes nisi një procedurë për furnizim me pajisje të veçanta për nevojat e kontingjentit bullgar në Afganistan. Për herë të parë me këtë procedurë u ngarkua Agjencia e NATO-s për mbajtje dhe furnizim NAMSA.

"Pas procedurës, në të cilën morën pjesë të gjitha firmat evropiane me kapacitet në këtë degë, agjencia klasifikoi në vend të parë një firmë bullgare, e cila ofronte produkte me çmimet më të mira dhe cilësinë më të mirë. Presim që firma bullgare të fitojnë dhe konkursin e NAMSA-s për riparim dhe modernizim të 36 helikopterëve Mi-17 në vende anëtare të NATO-s.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)