29 Mars 2023

Reciprociteti i kushton Serbisë 1 milion euro në ditë

Beograd, 31 korrik - Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit regjional ka thënë se Serbia plason mallra me vlerë prej 350 milionë euro në vit , në territorin e Kosovës.


Ai më tej ka theksuar se qeveria serbe po përpiqet që në bashkëpunim me prodhuesit të gjejnë mënyra që malli të arrijë prapë në Kosovë.


Ministri Qiriq i ka deklaruar agjencisë BETA  se Kosova me ndërmarrjen e masave të reciprocitetit ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe se Beogradi ka dërguar ankesë tek anëtarët e CEFTA-s.


Tash Beogradi po pret që në afat prej 90 ditësh kjo çështje të zgjidhet me konsultime bilaterale , përndryshe Serbia ka të drejtën  në arbitrazhin ndërkombëtar në kudër të të cilit ka mundësi që të kërkojë dëmshpërblim për periudhën e bllokimit të mallrave-ka deklaruar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)