27 Mars 2023

Mallrat serbe do të hyjnë në Kosovë përmes Maqedonisë

Shkup, 22 korrik - Kompanitë përfaqësuese të prodhimeve serbe që janë dominuese në Maqedoni do të realizojnë eksportin e mallrave serbe dhe se tashmë janë furnizuar ato dhe do të realizojnë transportin.

Një pjesë e madhe e mallrave serbe përmes Maqedonisë do të hyjë në Kosovë, pas vendosjes së embargos për mallrat serb nga autoritetet e Prishtinës.

Agjencia e lajmeve INA ka mësuar se kompanitë përfaqësuese të prodhimeve serbe që janë dominuese në Maqedoni do të realizojnë eksportin e mallrave serbe dhe se tashmë janë furnizuar ato dhe do të realizojnë transportin.

“Në Maqedoni janë të gjitha përfaqësitë e kompanive dhe prodhuesve serb, dhe se ato pritet të shtojnë kapacitet për të eksportuar mallra në Kosovë, pas embargos së vendosur nga Prishtina. Mendoj se kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme, për të evituar edhe humbjet nga tregu kosovar”, deklaroi një nëpunës i Ministrisë së Ekonomisë në Shkup, për agjencinë e lajmeve INA.

Në pikat kufitare bëjnë të ditur se janë ka lëvizje të zakonshme të transportuesve nga Serbia, por kompanitë e shpedicionit nuk përjashtojnë rritjen e fluksit.

Qeveria e Kosovës dy ditë më parë vendosi embargon e mallrave serbe, apo të ashtuquajturën masë e reciprocitetit,  pasi Qeveria serbe nuk lejon hyrjen në Serbi të mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës.

Serbia është njëra nga eksportueset e para të mallrave të saj në Kosovë. Nga eksporti i mallrave të saj, Serbia përfiton 400 milion euro në vit, ndërsa nga Kosova eksportohen vetëm 4 milion euro në vit.

 Autoritetet serbe kanë kërkuar ndihmë nga BE për zhbllokimin e kësaj mase dhe respektimin e marrëveshjes CEFTA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)