27 Mars 2023

Kusari Lila, sot udhëton për në Bruksel

Prishtinë 11 maj - Zv.kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, sot udhëton për në Bruksel. Atje pritet të takohet me komisionarin për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Stefan Fule, si dhe me drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Reneta Vinez.

Ministrja Kusari Lila gjithashtu do të ketë takim me Laszlo Varkonyi, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryesues i Komisionit për Politika të Tregtisë pranë Këshillit (Presidenca Hungareze).

Në këto takime do të diskutohet për preferencat tregtare te BE-së, CEFTA-n, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me politikat dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Pas vizitës në Bruksel, zv.kryeminstrja do të vazhdojë në Berlin ku do të ketë takime pune me Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë (MET), si dhe me deputet të Bundestagut Gjerman.
Gjithashtu zv.kryeministrja do të takohet edhe me Dr. Christoph Heusgen, këshilltar për Politikë të Jashtme i Bundeskancelares Merkel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)