29 Shkurt 2024

Kosova me cilësi të dobët të derivateve

Prishtinë, 23 qershor – Kosova vazhdon të ballafaqohet me cilësi të dobët dhe çmime të larta të derivateve, edhe pse në rajon këto çmime janë dukshëm më të ulëta. Gjithashtu, në tregun e derivateve në Kosovë ka kontrabandë dhe shpëlarje parash dhe konkurrenca nuk është e mirë aspak, mbase në disa qytete çmimi për litër varijon dukshëm.


Në Prishtinë 1 liër naftë është hiq më pak se 1 euro e 27 cent, ndërsa në Maqedoni është rreth 1 euro. Por, kryetari i Shoqatës së naftarëve, Nazmi Bytyqi, këtë e ka arsyetuar duke thënë se taksat e larta shetëtërore dhe konkurrenca jo mirëfilltë po ndikon në çmimet e larta të derivative.


Sipas tij, shteti i Maqedonisë, subvencionon derivatet dhe posedon rafinerinë. “Ka pasur ulje të çmimeve për derivate në vend ashtu sikur që ka ndodhur në berëzë. Mirëpo, shkaktar tjetër që po mbesin çmimet e larta në vend janë edhe taksat e larta të cilat i ngarkon shteti i Kosovës për importuesit e derivative”, thotë Bytyqi, duke shtuar se edhe pjesa veriore e Mitrovicës po i dëmton naftarët me nga kontrabanda e derivative. Ai beson se vendi duhet të posedon edhe ligje për rregullimin e tregut, mbase sipas tij është i çrregulluar.


Ndërsa, disa anëtar të kësaj shoqate kanë hedhur akuza tek kompania “Al-Petrol”, ngase kjo kompani në rajonin e Gjilanit ka ulur çmimet e derivative, me çka po i dëmton naftarët e tjerë. Mirëpo, përfaqësues të kompanisë “Al Petrol” I kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat sa I për ketë çmimit dhe cilësisë së derivative tëcilët e shesin ata në tërë Kosovën. Rifat Musliu, pronar I kompanisë “Rikom Petrol”, thotë se në tregun e derivative ka kontrabandë dhe shpëlarje të parave.


“Jemi të goditur rëndë nga kompania “Al Petrol”, mbase kjo kompani I ka të çrregulluara çmimet. Në Vushtri kjo kompani shet derivate për një litër 1 euro e 27 cent, ndërsa në Gjilan 1.18 cent. Andaj, çmimet janë jo reale nga e njëjta kompani”, thotë Musliu. Nga ana tjetër, Tahir Zogaj, nga kompania “Al Petrol”, mohon të gjitha akuzat për derivatet që ata shesin.


Ai ka bërë të ditur se kjo kompani shet derivate me cilësi të lartë dhe me të njëtin çmim. “Kompania jonë nuk bënë kontrabandë të derivateve dhe asnjë herë “Al Petrol” nuk është zënë në flagrancë për keqpërdorime”, thotë Zogaj.


Kurse Ruzhdi Shehu, kryeinspektor për mbikqyrejn e tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë thotë se kjo kjo ministry të gjitha shqetësimet e importuesve të derivateve do t’i shqyrtoj në bazë të ligjit. “Të gjitha shqetësimet duhet të dërgohen në formë të shkruar në MTI për t’i shqyrtuar, mbase MTI ka partneritet me të gjitha bizneset në Republikën e Kosovës”, thotë Shehu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)