20 Mars 2023

Kosova importoi 521 milon euro mallra, ndërsa eksporti 72 milion

Prishtinë, 25 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.8% në muajin dhjetor 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 449.4 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 394.9 milion Eurosh në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 13.8%.

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2022 kishte vlerën 72.0 milion Euro, ndërsa importi 521.5 milion Euro, që është një rritje prej 10.8% për eksport dhe 13.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
 
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 20.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 16.5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11.4% e përbëjnë produktet minerale; 9.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.5% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstili; 5.4% e përbëjnë makineria, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.8% e përbëjnë produktet minerale; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 19.1 milion Euro, ose rreth 26.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 10.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.2%), Italia (4.5%), Holanda (3.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217.2 milion Euro, ose 41.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.2%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.6%), Italia (5.4%), Greqia (3.9%), Sllovenia (3.8%), etj.

Në muajin dhjetor 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 29.6 milion Euro, ose 41.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16.6%), Shqipëria (13.4%), Serbia (5.4), dhe Mali i Zi (4.7%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin dhjetor 2022, arritën në 92.7 milion Euro, ose 17.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 16.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.8%), Shqipëria (5.5%), dhe Maqedonia e Veriut (4.9%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 23.2 milion Euro, ose 32.3%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (15.7%) dhe Zvicra (8.2%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 211.5 milion Euro, ose 40.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (18.2%) dhe Kina (9.3%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me përkrahjen e OSBE, KOMF, Terre Des Hommes, SOS Fshatrat e Femijeve, Save the Children, OFAP, UNICEF organizojnë konferencën e dyte nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Melita & Partners mbështet nga USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH organizon konferencën e Kontabilitetit Digjital. (Klan Arena, ora 9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën "Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm". (Parku i Gërmisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryesuesi i Bordit të KOSSTI-it, Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv, Evatar Zeqiri raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës 'Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës'. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Më rastin e 25 vjetorit të "Epopesë së Dukagjinit" organizon Panairin i Librit me moto 'Libri me Pararojë e Kombit'. (Oborri i Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Franfonisë përurohet Qendra Frankofone e Punësimit. (Departamenti i Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Komiteti i Deçanit' e autorit Hasan Ukëhaxhaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected”  e cila ka të bejë me shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë. (Shkolla “Rilindja” në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Fajtori' e autorit Besnik Mustafaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 14:00)

- Panel letrar rreth përkthimit të fundit të veprës Edith Durham nga Jacqueline Dérens, parathënie nga Jean-Arnault Dérens dhe librit 'Përndjekja është profesioni im' nga Eric Emeraux, oficer i lartë dhe ekspert në Tribunalin e Hagës. (Libraria Dukagjini, ora 15:00)

- Nën përkujdesjen e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së - Dega në Drenas përuron librin “Bekimi, luftëtari i bekuar” i autorit Afrim Hysenaj. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 17:00)

- Ambasada e Francës organizon hapjen e Javës së Frankofonisë nga ambasadori Olivier Guerot. (Amfiteatri i Bibliotekës Qëndrore Universitare, ora 18:00)

- Java e Frankofonisë do të vazhdojë me spektaklin nga Belgjika 'Fritland' që është një spektakël prekës i një poeti, fëmijë i një emigranti shqiptar në Belgjikë rreth Fritlandit, dyqanit të famshëm belg të patateve të skuqura. (Termokiss, ora 20:30)