24 Mars 2023

Komisioni Evropian ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Prishtinë, 15 shtator - Bashkimi Evropian po mbështet zhvillimin e bizneseve në Kosovë përmes programit “Turn-Around Manager”, (TAM), i sponsorizuar nga Komisioni Evropian.

Programi TAM organizoi një debat me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ku prezantoi ndihmën e drejtpërdrejt për biznese që u mundësohet Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes TAM.

Bizneset patën mundësi të shkëmbejnë informacione, ide dhe për të diskutuar pengesat në zhvillimin e bizneseve.

Programi TAM do t’i përkrah deri në 40 kompani, veçanërisht ato kompani që kanë të bëjnë me zhvillimin rural, fermat, bizneset, ndërmarrjet e reja, kompanitë shëndetësore si dhe ndërmarrjet që inkurajojnë punësimin e minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Disa nga rezultatet që do të arrihen në kompanitë që do të përfitojnë nga ndihma janë: performacna e përmirësuar në treg, konkurrueshmëria e rritur, rritja e tregjeve, krijimi i punëve të reja, inicimi i menaxhimit cilësor dhe certifikimi si dhe praktika të përmirësuara ambientale.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)