26 Mars 2023

IFC shpreh gatishmeri që t’i ofroj ndihmë Kosovës

Prishtinë, 5 maj - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila u takua me përfaqësuesit e The International Finance Corporation-IFC, agjencion simotër e Bankës Botërore.

IFC merret me investimin e drejtëpërdrejtë, si dhe me ofrimin e këshillave, sidomos të sektorit privat, duke e ditur që ka shumë probleme për të cilat të gjitha janë të njohura.

Gjatë takimit ministrja e MTI-së, Kusari Lila u shpreh se institucioni që ajo drejton ka targetuar një serë problematikash që janë pëngesë për mbarëvajtjen e bizneseve në vendin tonë.

“Ulja e kostove të bizneseve, me qëllim që të bëhet plotësim dhe shtim i ligjeve për lehtësimin e licensave të bizneseve, liberalizim i sektorit të derivative (kalibrimi çdo gjashtë muaj) si dhe synohet që në të ardhmen të krijohet infrastrukturë për bizneset me prodhim vendorë, siç është ajo e prodhimi të qumështit, janë disa prej prioriteteve”,  u shpreh ministria Kusari-Lila duke iu referuar raportit të Bankës Botërore për “Doing Business”, ku Kosova është e pozicionuar në vendin e 119-të.

Përfaqësuesit e IFC-së, treguan gatishmerine e tyre që t’i ofrojnë ndihmë Qeverisë së Kosovës për të arritur synimet për reforma të shpejta në sferën ekonomike.

Gjithësesi në takim të dyja palët ishin të pajtimit që MTI e presin shumë punë edhe pse ekziston një vizion shumë i qartë dhe një bashkëpunim i ndërsjelltë mes MTI-së dhe IFC është mëse i domosdoshëm.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)