31 Mars 2023

Gjermanët interesohen për investime në Kosovë

Prishtinë, 29 mars - I organizuar nga Shoqata e Ekspertëve të Minierave me Seli në Berlin, te cilët si fokus te veçantë kanë aktivitet ndërkombëtare në fushën e Minierave dhe pasurive nëntokësore, në Berlin më 23 Mars i mbështetur edhe nga Ambasada e Republikës se Kosovës në RF Gjermane është mbajtur një Workshop ku si temë kishte mundësitë e investimeve në sektorin e minierave në Evropën Juglindore ku në theks të veçantë u diskutua për Kosovën.

Në këtë Workshop prezent ishin një numër i madh kompanive te njohura Gjermane e ndërkombëtare si: RWE, Thysen Krup, Wattenfall, VDMA-Verband Bergbaumaschinen, etj. Si dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtareve nga Ministria Federale e Ekonomisë, ajo për Bashkepunim dhe Zhvillim si dhe përfaqësues te Agjencionit Federal për Miniera dhe pasuri nëntokësore.

Për te prezantuar mundësitë dhe potencialin që ofron Kosova në ketë sektor, nga Kosova kishin ardhur edhe udhëheqësi i Bordit dhe drejtori i Komisionit te Pavarur te Minierave te Kosovës, zotërinjtë Ahmet Tmava dhe Azem Rexhaj. Ambasada e Republikës se Kosovës përfaqësohej Ambasadori dr. V. Mirdita dhe Min. Këshilltar I. Spahiu.

Në të gjitha prezantimet dhe diskutimet e zhvilluara, ishte vlerësim i të pranishmeve qe Kosova ofron një potencial te patjetërsueshëm të pasurive nëntokësore të cilat duhet te shfrytëzohen në të mirë të mirëqenies së njerëzve që jetojnë atje.

Delegacioni i lartë nga Kosova, në një takim të veçantë u prit edhe në Ambasadën e Republikës se Kosovës në Berlin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)