22 Mars 2023

Gërxhaliu: Partneriteti me Turqinë shumë i rëndësishëm

Prishtinë, 20 maj - Kryetari i Odës Ekonmike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar sot se partneritet i Kosovës me Turqinë është shumë i rëndësishëm në lëmin e zhvillimit ekonomik.

Pas takimit me nje grup te biznesmenësh nga Adana, kryetari Gërxhaliu ka thëne se gjatë vizitës që i ka bërë kohë më parë Turqisë ka konkluduar se Turqia është sot model se si duhet te zhvillohet një shtet  modern.

“Partneriteti me Turqinë për ne është i një rëndësie te veçantë  jo vetëm ne tekstil po edhe ne segmente dhe sektorë te tjerë. Me siguri nga Turqia mund të mësojmë modelin se si duhet të zhvillohet ekonomia dhe ajo mund të shërben si udhërrëfyes shume e mire për Kosovën”.

Kryetari i OEK-ut ka thënë se kompanitë nga Turqia mund të shfrytëzojnë Kosovën si një shtyllë e lidhjes  Turqisë me Evropën, pasi që sa ka nevojë Kosova për vende te reja te punës aq kemi nevoje edhe për paraqitjen e produkteve ne tregjet evropiane. Për këtë, tha kryetari Gërxhaliu ekzistojnë te gjitha kushtet për avancimin të bashkëpunimi ne interes te dyja palëve.

Cevdet Seker, kryetar i komisionit te tekstilisteve te Adanes ka thënë se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë është qe te hulumtojnë mundësitë e tregtisë së përbashkët, duke iu besuar partnereve shume te besueshëm ne Kosovë .

“Kemi ardhur te ju vizitojmë dhe te merremi me hulumtime te tregut dhe bashkëpunimit, te shohim se çka mund të bëjmë ne kontekst te hulumtimit te tregut te Kosovës. Shumica prej pjesëmarrësve këtu qe i shihni i takojnë sektorit te tekstilit, disa merren me prodhimin e penit, disa me mëndafshe, disa merren me prodhimin e ndërresave”, tha Seker.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)