27 Mars 2023

Dogana parandalon kontrabandën në Mitrovicë

Prishtinë, 6 gusht - Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojne një automjet transportues i cili pas ndalimit u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabnanduara.

Automjeti sipas doganës ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave.

"Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filuar procedura e kundërvajes doganore", ka njoftuar dogana.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)