22 Shkurt 2024

Dogana njofton se nuk ka ngritje të çmimeve të vajit të importuar

Prishtinë, 11 mars - Pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarve Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe si në vijim njofton publikun lidhur me analizat e çmimeve të importit.

Gjatë vitit 2021 sipas doganës në total janë importuar vaj luledielli I përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar.

Vajrat  uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%.

Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)