17 Qershor 2024

Deficiti tregtar i Kosovës regjistron ulje

Prishtinë, 22 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.2%) në muajin prill 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 380.9 milion Eurosh, krahasuar me deficitin prej 381.7 milion Eurosh në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 15.0%.

Eksporti i mallrave në muajin prill 2023 kishte vlerën 67.2 milion Euro, ndërsa importi 448.2 milion Euro, që është një rënie prej (-16.9%) për eksport, si dhe (-3.1%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 13.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.0% e përbëjnë produktet minerale; 4.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt e tekstilit, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.2% e përbëjnë produktet minerale; 12.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.6% e përbëjnë produkte të industrisë kimike; 6.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 19.5 milion Euro, ose rreth 29.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-23.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10.3%), Italia (3.9%), Holanda (3.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 199.5 milion Euro, ose 44.5% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.6%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.0%), Greqia (6.0%), Italia (5.5%), etj.

Në muajin prill 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 27.0 milion Euro, ose 40.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-14.6%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16.0%), Shqipëria (12.4%), Serbia (6.7%), dhe Mali i Zi (3.6%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2023, arritën në 78.3 milion Euro, ose 17.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Shqipëria (5.6%), Maqedonia e Veriut (4.6%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 20.7 milion Euro, ose 30.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (14.6%), dhe Zvicra (9.2%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 170.6 milion Euro, ose 38.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.0%) dhe Kina (9.4%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)