02 Prill 2023

BE tërheq paktin tregtar me Sri Lankën

Bruksel, 6 korrik - Bashkimi Evropian ka vendosur të tërheqë aksesin e Sri Lankës në tregun evropian për shkak se ky vend dështoi në përmirësimin e të drejtave të njeriut.

Koncesionet do të ndërpriten më 15 gusht për një afat të pacaktuar pasi vendi i dalë nga lufta refuzoi të implementonte konventat për të drejtat e njeriut.

Marrëveshja, e njohur ndryshe si “GSP Plus”, u jep 16 vendeve në zhvillim përfitime tregtare në shkëmbim të angazhimeve.

Autoritetet e Sri Lankës deklaron se kërkesat e BE janë një ndërhyrje në cështjet e brendshme të vendit.

Muajin e kaluar qeveria tha se kërkesa ishte një fyerje për banorët e Sri Lankës dhe se duhej hedhur në koshin e mbeturinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)