26 Mars 2023

AKP shpërndan 20 për qindeshin për tri ndermarrje

Prishtinë, 30 prill -  Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), dje në selinë e AKP-së në Prishtinë ka mbajtur takimin e 21-të të radhës.

Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20%, Bordi i Drejtorëve i AKP-së, mori vendim për shpërndarje të pjesshme të 20 për qindëshit për punëtorët e tri ndërmarrjeve (Plantacioni - Ferizaj, Mustafe Goga - Ferizaj dhe Utva - Pejë).

Bordi mori vendimin që të liroj nga raportimi i mëtutjeshëm ndërmarrjen e re “Veraria Rahoveci”, SH.P.K, pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas kontratës së shitjes.

Bordi i Drejtorëve të AKP-së aprovoi rekomandimet, që ndërmarrja “Emin Duraku”, ndërmarrja “Jatex” dhe ndërmarrja “Deva” nga Gjakova të trajtohen si ndërmarrje shoqërore.

Gjatë këtij takimi, Bordi aprovoi edhe transaksionet e disa prej shitjeve të aseteve përmes procesit të Likuidimit 1, sipas rekomandimeve të menaxhmentit të AKP-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)