26 Mars 2023

Vetëvendosje!: PTK-ja është e popullit jo e Qeverisë

Prishtinë, 25 mars - Lëvizja Vetëvendosje!  ka mbështetur punëtorët e PTK-së dhe qytetarët që u bashkëngjitën atyre në demonstratën e sotme,në kërkesën e tyre legjitime, kundër shitjes së PTK-së.

Vetëvendosje! është e vendosur që ta kundërshtojë privatizimin e PTK-së me çdo kusht, si në mënyrë institucionale nëpërmjet deputetëve të vet por edhe jashtë institucioneve duke marrë pjesë në demonstrata.
 
Punëtorëve qytetarëve e aktivistëve që demonstronin sot para kuvendit kundër shitjes së PTK-së, me të përfunduar fjalën e tij në Kuvend, iu bashkëngjit edhe drejtuesi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Visar Ymeri iu drejtua demonstruesve, duke i përgëzuar ata për organizimin e kësaj demonstrate të drejtë por edhe duke i siguruar ata se Lëvizja Vetëvendosje! do ta kundërshtoi shitjen e PTK-së duke votuar në parlament kundër këtij vendimi, por edhe se Lëvizja Vetëvendosje! nuk do ta pranoi kurrë vendimin për shitjen e PTK-së.

Visar Ymeri përfundoi fjalën e tij para qytetarëve duke i ftuar ata që të organizohen kundër shitjes së PTK-së në mënyrë që kjo protestë të mos mbetet e fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)