22 Mars 2023

Sindikata kërkon hetimin nga fillimi të kontratës së dëmshme të Zmobile me PTK

Prishtinë, 18 mars - Federata Sindikale e Pavarur e Postë Telekomit të Kosovës ka theksuar se me vite sindikata ka alarmuar të gjitha Institucion e Republikës së Kosovës, opinionin publik dhe mediat se marrëveshja me mes Dardafon ish-Zmobile dhe Telekomit të Kosovës është marrëveshje që ka zhvatë Telekomin e Kosovës dhe kanë përfituar vetëm grupe të interesit dhe në dëme të pasurisë së qytetarëve.

"Prandaj, kemi organizuar edhe protesta (në kohë pandemie), greva sepse FSP-PTK ka pas dyshime të bazuar që kjo marrëveshje është zhvatje e pastër e TK. Pra, me të gjitha Aktvendimet e mëhershme nuk jemi pajtuar dhe kurrë nuk e kemi njohur borgjin fiktiv ndaj ish-Zmobile!", ka deklaruar FSP PTK

FSP PTK ka njofutar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe Gjykata e Apelit e Kosovës merr Aktvendim për anulimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës PPP.nr.1486/19 i datës 06.07.2020 dhe çështja kthehet të njëjtës gjykatë në procedim të serishëm.

FSP-PTK edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha Institucioneve të Republikës së Kosovës që të hetoni nga fillimi nënshkrimin e kësaj kontrate për demet financiare që janë shkaktuar Telekomit të Kosovës dhe të vazhdon me kontratat të tjera që kanë qenë dhe janë zhvatje e buxhetit të Telekomit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)