26 Mars 2023

Sindikata e PTK-së, kundër privatizimit

Prishtinë, 17 qershor - Në një konferencë për media përfaqësues ngaSindikata e Pavarur e Postë Telekomit të Kosovës kanë kërkuarndërprerjen e procesit të privatizimit të PTK-së, për shkak tëparregullsive dhe jo transparencës në këtë proces.

Milzaim Alshiqi, kryetari i kësaj sindikate u ka bër thirrje institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare që bashkërisht ta ndalin këtë proces, që sipas tij nuk është koha dhe rrethanat në vend që e arsyetojnë këtë privatizim.

“Vendimi i marrë dje nga qeveria për ne si kryesi e Sindikatë e PTK-së dhe për të punësuarit është i pa pranueshëm dhe do të refuzohet nga sindikata dhe punëtorët me të gjitha mjetet sindikale dhe ligjore. Ky privatizim po bëhet me shumë parregullsi,për të cilin nuk ka pasur asnjë debat me sindikatën. Po ashtu po bëhet në mungesë të ligjit të punës, ligjit sindikal , në mungesë të kodit telefonik dhe i cili proces nuk është aspak transparent para opinionit”.

Sipas tij PTK-ja përmes fitimit të pastër 280 milionë euro të dhënë qeverisë ndihmon këtë të fundit në fazën e parë të ndërtimit të autostradës, prandaj thotë se nuk ka arsye për tu ngut me shitjen e saj. 

“Po ashtu duke marrë për bazë mungesën e legjislacionit adekuat që rregullon këtë lëmi si dhe në përgjithësi mbrojtjen e punëtorëve dhe duke marrë bazë krizën globale, duke përcjellë trendet e privatizimit në rajon na len me dyshuar në privatizimin transparent dhe në kohë të papërshtatshme”, ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)