31 Mars 2023

Rriparohen hekurudhat e Maqedonisë

Shkup, 30 gusht - Trenat  e Maqedonisë, në vend të shpejtësisë aktuale prej 50 kilometra në orë, do të arrijnë 100 km në orë pasi që me 17 milion euro do të bëhet riparimi i hekurudhave.

Qeveria vendosi, ndërsa komisioni parlamentar për financim dhe  buxhetin, pranoi që të huazohen të holla nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Me këtë mjete, për herë të parë pas 43 viteve do të riparohen 55 kilometra nga hekurudha nga pika kufitare Tabanoc deri në  pikën kufitare Bogorodica në  jug të vendit.

“Do të përshpejtohet  bartja e mallrave, përmes këtij korridori kryesor në drejtim të Selanikut, kështu që do të rritet konkurrenca e ndërmarrjeve nga Maqedonia.  Aktivitetet do ta përmirësojnë  gjendjen e hekurudhës të Korridorit 10, do t’i zvogëloj harxhimet  për mirëmbajtjen e tyre dhe do të sigurojnë trafik më të sigurt”, thotë Zoran Stavrevski, ministër i Financave.

Sipas planit, me paratë që do të huazohen nga BERZH në disa pjesë do të ndërrohen binaret e vjetër. Planet për investimin në hekurudha vijnë së bashku me paralajmërimet  se Hekurudhat e Maqedonisë do të marrin pjesë në Ndërmarrjen e hekurudhave rajonalen që muajin e kaluar e  kanë formuar Sllovenia, Serbia dhe Kroacia.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)