22 Shkurt 2024

BQK ul tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë

Prishtinë, 18 qershor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK)ka bërë të ditur se sot mori vendimin për uljen e tarifave të sigurimitkufitar të autopërgjegjësisë.

Ulja e tarifave të sigurimitkufitar të autopërgjegjësisë sipas BQK-së do të aplikohet për të gjithakategoritë e mjeteve motorike.

Tarifat për kategorinë e “auto veturave”, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, do të jenë:

·    Zbritje prej 50% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, e cila tani do të kushtojë 15 euro.

·    Zbritje prej 51% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, e cila tani do të kushtojë 20 euro.

·    Zbritje prej 49% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 2 muaj, e cila tani do të kushtojë 35 euro.

Pra,mesatarja e zbritjes së tarifave të sigurimit kufitar tëautopërgjegjësisë për kategorinë e “auto veturave” me afat qëndrimi nëRepublikën e Kosovës me kohëzgjatje nga 15 ditë deri në 2 muaj është  50%.

Aplikimi i këtyre tarifave hyn në fuqi me datë 1 korrik 2015.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)