29 Mars 2023

Aeroport, korriku sjell 20 mijë udhëtarë më shumë

Prishtinë, 9 gusht - Vetëm gjatë muajit korrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u shërbyen më shumë se 170 mijë udhëtarë, nga 151 mijë që u shërbyen në korrik të vitit të kaluar. Në total gjatë këtij viti brenda 7 muajve nëpër ANP kaluan 728 mijë udhëtarë apo gati 10 përqind me shumë se periudha paraprake.

Muaji korrik solli një bum udhëtarësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke tejkaluar të gjitha parashikimet e mundshme, rreth 20 mijë udhëtarë më shumë se një vit më parë.

Derisa korrikun e vitit të kaluar nëpër ANP kaluan 151 mijë udhëtarë, këtë herë numri i tyre ishte mbi 170 mijë apo rreth 13 për qind më shumë se periudha paraprake.

Rritja e numrit të udhëtarëve në korrik dhe përgjithësisht gjatë gjithë vitit kalendarik i atribuohet në radhë të parë shtimit të konkurencës mes aviokopanive dhe për rjedhojë rënies së çmimit të biletave.

Gjatë vitit të kaluar, 2009, deri në muajin korrik nëpër ANP kishin kaluar  666 mijë udhëtarë ndërsa këtë vit numri total për këtë periudhë është 728 mijë, apo një diferencë prej 62 mijë udhëtarë.

Në përqindje rritja vjetore e numrit të udhëtarëve për periudhën 7 mujore është 9.24 përqind. 
“ Arsyeja kryesore për shtimin e numrit të udhëtarëve qëndron në rritjen e kapaciteteve nga ana e aeroportit dhe shtimin e konkurrencës mes aviokompanive. Kjo gjë ka sjellë edhe uljen e çmimit të biletave.  Secili qytetar i Kosovës që ka udhëtuar këtë vit mund të bëjë dallimin në çmimin e biletave që kanë blerë sivjet në krahasim me vitin e kaluar. Jemi të kënaqur që angazhimi i jonë për të sjellë aviokompanitë më të njohura që operojnë me çmime të ulëta është refelktuar në çmimet e biletave”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkobmëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Përveç numrit të udhëtarëve, rritje të konsiderushme kanë pasur edhe fluturimet e aviokompanive.

Gjatë periudhës 7 mujore 2010 në ANP u realizuan 3 mijë e 400 fluturime, nga 3.150 që ishin realizuar në periudhën paraprake të vitit 2009, apo një rritje prej  7.5 përqind e numrit të fluturimeve.

Momentalisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës përveç kompanive të njohura tradicionale si British Airways, Austrian Arilines, Turkish Airlines, Swiss, Malev, Croatia Airlines, Adria Airwyas etj, kanë filluar të operojnë edhe kompanitë e mirënjohura për çmimet e lira apo siq quhen ndryshe “ Low Cost company si  Easy Jet, Airberlin etj.

Interes së fundimi për të fluturuar ka paraqitur edhe kompania e njohur gjermane Luthansa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)