11 Maj 2024

Windows Phone tani do ketë Viber

New York, 17 maj - Prej tani aplikacioni i famshëm Viber është në disponim edhe për Windows Phone. Nuk është publikuar versioni përfundimtar i aplikacionit, por vetëm ai testues.

Në përputhje me këtë, përmes aplikacionit në versionin për Windows Phone është mundësuar të komunikohet vetëm përmes porosive IM.

Thirrjet VoIP tani për tani nuk mund të bëhen, por autorët e aplikacionit kanë premtuar që do ta ketë edhe këtë funksionalitet së shpejti. Përveç kësaj, përmes Viberit për Windows Phone mund të dërgohen fotografi, të ndahet lokacioni etj.

Ky shërbim është në disponim për iPhone, pajisje me Android dhe BlackBerry, ndërsa prej tani edhe për Windows Phone.

Viber në periudhën prej 17 muajsh ka tërhequr më shumë se 69 milionë shfrytëzues në iPhone dhe Android, ndërsa numri i shfrytëzuesve rritet për më shumë se 200.000 në ditë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)