29 Maj 2023

Sulmohet përseri ueb faqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Prishtinë, 8 shtator - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë njofton bizneset dhe opinionin e gjerë publik se ueb faqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë është sulmuar nga hakerë të panjohur gjatë dy ditëve te kaluara, me ç’rast çasja në ueb faqe ka qenë e pamundur.

Në rast të kërkimit në faqën tonë zyrtare, e njëjta shfaqej në një gjuhë të huaj aziatike apo nuk egzistonte fare mundësia për çasje.

Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj të thellë, pasiqë, kjo nuk është hera e parë kur ueb faqja jonë zyrtare ballafaqohet me sulme kibernetike. Kjo është hera e dytë mbrenda këtij viti.

Shqetësimi ynë bëhet çdo herë e më i thellë kur siguria nacionale po vihet në rrezik si pasojë e sulmeve kibernetike nga të cilat nuk kanë shpëtuar as institucionet shtetërore të Kosovës, ku si pasojë e tyre ishin jashtë funksionit faqet zyrtare të qeverisë dhe shërbimeve për publikun.

Aktualisht, ju njoftojmë se ueb faqja jonë zyrtare ( https://odaeafarizmit.org/ ) është rikthyer dhe gjendja është e qëndrueshme, si rezultat i masave të ndërmarra me kohë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)