24 Mars 2023

Së shpejti nis edicioni i 8-të i konferencës më të madhe teknologjike në Ballkan

Prishtinë, 19 tetor - Nën sloganin “Dare to Be the Change” [Guxoni të jeni ndryshimi], një ndër konferencat më të mëdha të teknologjisë në Ballkan, Doku.Tech, këtë vit do të shënojë Edicionin e 8-të me radhë.

Doku.Tech – të cilin e sjell IPKO Foundation – edhe këtë vit për shkak të rrethanave pandemike, vjen tek audienca me një program të kombinuar mes virtuales dhe fizikes, i cili përmban: fjalime nga sipërmarrës të suksesshëm ndërkombëtarë dhe lokalë, punëtori 48 orëshe për krijimin e lojërave, e njohur si Game Jam, si dhe Sfidën “Do It Yourself [DIY]”.

Ky edicion i Doku.Tech do të nis më 31 tetor 2021, me programin e folësve dhe do të vazhdojë me aktivitetet e tjera gjatë tërë muajit nëntor. Fjalimet inspiruese të folësve të këtij edicioni do të vijnë tek ju përmes ekranit të RTV Dukagjini dhe Kallxo.com, çdo të diel, nga ora 20:30, për tri javë rresht.

Programi i folësve nis Rob Flaherty, Drejtor i Strategjisë Dixhitale në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka qenë edhe Drejtor Dixhital i Kampanjës Presidenciale të Joe Biden në vitin 2020.

Programi do të vazhdojë me ligjëruesin akademik për bazën e të dhënave dhe menaxhimin e projekteve, Naim Hoxha, i cili është edhe një prej të parëve të angazhuar në Sektorin e IT-së në Kosovë.

Në mesin e të ftuarve të këtij edicioni është edhe Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Kompanisë “Cyborg Nest”, Liviu Babitz, i cili me ndihmën e teknologjisë së avancuar ka gjetur një mënyrë për të zgjeruar përceptimin tonë për botën me një shqisë të re.

Edicioni i sivjetëm sjell edhe Hana Zeqa, e cila është themeluese e ‘Fight or Flight’, një studio e Modës së Ngadaltë & Teknologjisë së Modës në Prishtinë.

Në mesin e shumë temave të tjera, edicioni i sivjetëm i Doku.Tech sjell edhe idetë inovative dhe risitë më të fundit nga industria e ushqimit.

Në mesin e të ftuarve e kemi Albana Rama, themeluese e Kompanisë “The Rainforest Company”, lidere në Tregun Evropian për produktet e Açaí-it, me origjinë nga Amazona. Përveç Albanës, për risitë dhe inovacionet në këtë industri, do të flasin edhe vëllezërit Edin dhe Sead Haliti, bashkëthemelues të Mudro Bioindustry në Kroaci.

Pra, këtë vit jemi fokusuar tek rrëfimet e njerëzve që shquhen për të arriturat e tyre në fushën e teknologjisë, njerëz që kanë lënë gjurmë me idetë dhe lëvizjet e tyre.

Një edicion më shumë, përmes të cilit do shkëmbejmë njohuri, trajtojmë teknologjinë dhe aspektet e saj shoqërore, si dhe do inspirojmë të rinjtë që të bëhen liderë të kësaj fushe në të ardhmen.

Për sloganin e këtij viti “Dare to Be the Change” [Guxoni të jeni ndryshimi], ne jemi inspiruar tek lëvizjet që janë bërë pikërisht në Kosovë, shumë vite më parë. Kujtojmë se viti 2021 shënon 30 vjetorin e Referendumit për Pavarësi në Kosovë.

"Pra, ua rikujtojmë njerëzve fuqinë e një shoqërie aktive; fuqinë e një komuniteti që koordinon veprimet dhe nxitë ndryshimet që do t’i shoh në një shoqëri. Kësisoj, ne marrim gjërat ‘në duart tonë’, në vend se t’ju kërkojmë të tjerëve të marrin vendime dhe të veprojnë për ne."

Pikërisht, folësit e këtij edicioni, janë ata që kanë përshpejtuar ndryshimin jo vetëm në komunitetin e tyre, por në mbarë botën, duke marrë vendime për vetën e tyre dhe duke jetuar sipas thënies së famshme të një prej emrave më të njohur në fushën e shkencave kompjuterike, Grace Hopper, sipas të cilit: “Gjithmonë mbani mend se është shumë më e lehtë të kërkosh falje sesa të marrësh leje," ... "Në këtë botë kompjuterash, gjëja më e mirë për të bërë është ta bësh atë.”

Edicioni i 8-të i Doku.Tech po përkrahet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, GIZ Kosova, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)