KOMF lanson faqen e internetit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme
![KOMF lanson faqen e internetit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/komf_lanson_faqen_afer_femijes.jpg)
![KOMF lanson faqen e internetit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/04_04_2017_7435038_KOMF_Koalicioni_i_OJQ_ve_per_Mbrojtjen_e_Femijeve_ne_Kosove.jpg)
Duke qenë se vetëm rreth 6% e fëmijëve të moshës së nivelit parashkollor janë të përfshirë në institucionet parashkollore, pjesa dërmuese e fëmijëve në vitet e para rriten në mjediset në shtëpi, kryesisht me nënat, gjyshërit, të cilët kanë nevojë për mbështetje profesionale për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.
Faqja për zhvillimin në fëmijërinë e hershme synon mbështetjen e prindërve, kujdestarëve dhe ofruesve të shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
KOMF bën me dije që kjo faqe është një burim alternativ shtesë i cili mund të përdoret nga prindërit, kujdestarët, ofruesit e shërbimeve dhe nuk zëvendëson në asnjë mënyrë platformën ekzistuese të MAShTI për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
Kjo faqe ofron aktivitete, këshilla, udhëzime dhe diskutime për prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
Çdo aktivitet dhe këshillë ndikon në ndërtimin e një baze të rëndësishme në fazat e zhvillimit të fëmijës.