24 Mars 2023

Helikopteri i NASA-s kryen fluturimin e dytë në Mars

Florida, 23 prill - Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka përfunduar një fluturim të dytë me helikopter në Mars.

Droni i vogël Ingenuity qëndroi 5 metra lartësi mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq dhe lëvizi anash 2 metra, para se të kthehej në vendin e ngritjes.

NASA dëshiron që çdo shëtitje e njëpasnjëshme të rritet përpara, në mënyrë që droni i vogël të fluturojë më lart, më tej dhe më shpejt. Të hënën, Ingenuity bëri histori duke kryer fluturimin e parë të mundësuar, të kontrolluar në një planet tjetër dhe demonstroi me sukses se si mund të prodhohet oksigjen nga dyoksid karboni në atmosferën e dobët të Marsit.  

Një pajisje e quajtur Moxie ishte në gjendje të gjenerojë 5 gramë oksigjen – një sasi gazi e mjaftueshme që një astronaut në Planetin e Kuq të marrë frymë për 10 minuta.

NASA parashikon që në misionet e ardhshme njerëzore të merr me vete versionet e ngritura të Moxie në Mars.

Helikopteri u ul në kraterin Jezero të planetit në mes të shkurtit nga Rover Perseverance, i cili së shpejti do të fillojë misionin e tij kryesor për të kërkuar shenja të jetës së lashtë.

Fluturimi i fundit i Ingenuity ishte një hap përpara në kompleks që nga e hëna. Synimi i sotëm ishte të vendosej një lëvizje horizontale dhe për ta arritur këtë, droni anoi për 5 gradë, duke lejuar që një pjesë e shtytjes nga rrotulluesit ta marrë anash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)