Hapet panairi i teknologjisë së lartë në Kinë
![Hapet panairi i teknologjisë së lartë në Kinë](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/hapet_panairi_i_teknologjise_se_larte_ne_kine.jpg)
Shenzhen, 14 nëntor - Panairi i 21-të i Teknologjisë së Lartë i Kinës po zhvillohet në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore.
Në ngjarjen e sivjetshme marrin pjesë tregtarë dhe investitorë nga mbi 100 vende e rajone të botës.
Gjatë organizimit pesëditor po demonstrohen produkte dhe teknologji të reja në fushat si teknologjia e informacionit, rezervimi i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit. Njëkohësisht do të organizohet edhe një ekspozitë për teknologjinë e aviacionit.
Panairi i Teknologjisë së Lartë u mbajt për herë të parë nga Bashkia e Shenzhenit në vitin 1999 për të nxitur zhvillimin ekonomik nëpërmjet novacionit teknik. Ky panair zhvillohet një herë në vit.