20 Mars 2023

Elon Musk njofton se rreth 100 satelitë Starlink ofrojnë internet në Iran

New York, 27 dhejtor - Shefi Ekzekutiv (CEO) i SpaceX dhe Twitter, Elon Musk, deklaroi se rreth 100 satelitë Starlink ofrojnë internet në Iran.

Musk njoftoi në Twitter situatën e satelitëve Starlink në Iran.

Në një postim, Musk tha se satelitët Starlink të krijuar për të ofruar akses në internet satelitor janë aktivë në Iran dhe numri i tyre po i afrohet shifrës 100.

Në një postim të mëparshëm, Musk deklaroi se do të hapte satelitët Starlink për të lejuar demonstruesit të komunikojnë në Iran, ku vazhdojnë protestat.

Starlink është një sistem i bazuar në hapësirë, mbi të cilin SpaceX ka punuar prej vitesh për të lehtësuar aksesin në internet në vendet ku nuk ka shërbim të internetit.

Më shumë se 3.200 satelitë Starlink të kompanisë së Musk, SpaceX, në orbitë, ofrojnë internet me shpejtësi të lartë dhe me brez të gjerë në skajet më të largëta të botës.

SpaceX planifikon të krijojë një rrjet prej 12 mijë satelitësh në orbitën e tokës me satelitët Starlink. Projekti synohet të përfundojë në vitin 2027.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me përkrahjen e OSBE, KOMF, Terre Des Hommes, SOS Fshatrat e Femijeve, Save the Children, OFAP, UNICEF organizojnë konferencën e dyte nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Melita & Partners mbështet nga USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH organizon konferencën e Kontabilitetit Digjital. (Klan Arena, ora 9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën "Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm". (Parku i Gërmisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryesuesi i Bordit të KOSSTI-it, Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv, Evatar Zeqiri raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës 'Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës'. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Më rastin e 25 vjetorit të "Epopesë së Dukagjinit" organizon Panairin i Librit me moto 'Libri me Pararojë e Kombit'. (Oborri i Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Franfonisë përurohet Qendra Frankofone e Punësimit. (Departamenti i Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Komiteti i Deçanit' e autorit Hasan Ukëhaxhaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected”  e cila ka të bejë me shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë. (Shkolla “Rilindja” në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Fajtori' e autorit Besnik Mustafaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 14:00)

- Panel letrar rreth përkthimit të fundit të veprës Edith Durham nga Jacqueline Dérens, parathënie nga Jean-Arnault Dérens dhe librit 'Përndjekja është profesioni im' nga Eric Emeraux, oficer i lartë dhe ekspert në Tribunalin e Hagës. (Libraria Dukagjini, ora 15:00)

- Nën përkujdesjen e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së - Dega në Drenas përuron librin “Bekimi, luftëtari i bekuar” i autorit Afrim Hysenaj. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 17:00)

- Ambasada e Francës organizon hapjen e Javës së Frankofonisë nga ambasadori Olivier Guerot. (Amfiteatri i Bibliotekës Qëndrore Universitare, ora 18:00)

- Java e Frankofonisë do të vazhdojë me spektaklin nga Belgjika 'Fritland' që është një spektakël prekës i një poeti, fëmijë i një emigranti shqiptar në Belgjikë rreth Fritlandit, dyqanit të famshëm belg të patateve të skuqura. (Termokiss, ora 20:30)