24 Mars 2023

BE regjistroi një rënie prej 7 për qind në shitjet e produkteve të teknologjisë

Bruksel, 14 shtator - Bashkimi Evropian regjistroi një rënie prej 7 për qind në shitjet e produkteve të teknologjisë së lartë në vitin 2020 për të arritur në 311 miliardë euro, njoftoi departamenti statistikor i bllokut.

Pavarësisht nga kjo rënie, shitja e prodhimeve të këtyre produkteve ishte në rritje që nga viti 2010, me një mesatare vjetore prej 2,9 për qind, sipas Eurostatit.

Ndër produktet e teknologjisë së lartë të shitura nga vendet e BE-së në vitin 2020, sektori i farmacisë përbën pjesën kryesore me 97 miliardë euro.

"Midis viteve 2010 dhe 2020, farmacia regjistroi normën mesatare më të lartë të rritjes vjetore për prodhimin e produkteve të teknologjisë së lartë (+11,7 për qind)", thekson raporti i Eurostatit.

Telekomunikacioni elektronik, instrumentet shkencore, aviacioni, kompjuterët dhe makinat e zyrës, kimia, makineritë joelektrike, makineritë elektrike dhe armatimi radhiten pas sektorit të farmacisë.

"Në anën tjetër, prodhimi i produkteve të teknologjisë së lartë shënoi rënie në kimi (-0,6 për qind), kompjuterë dhe makina zyre (-0,7 për qind), elektronikë-telekomunikacion (-1,3 për qind) dhe makineri joelektrike (-3,1 për qind)", shtohet më tej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)