24 Mars 2023

Anonymous kryen një seri sulmesh kibernetike kundër Rusisë

Moskë, 2 mars - Gjatë javës së kaluar Anonymous, grupi më i njohur i hakerave në botë, ka kryer një seri sulmesh kibernetike kundër Rusisë.

Ky grup sulmoi faqet e internetit të qeverisë, gazetat e televizionet, si dhe shpërndanë mijëra dokumente konfidenciale të qeverisë ruse.

Këto janë disa sulme që në fakt nuk kanë pasur efekte të mëdha të menjëhershme, por që mund të shfaqin në të ardhmen, veçanërisht nëse arrijnë të dobësojnë propagandën e brendshme të qeverisë ruse.

Më 16 shkurt, tetë ditë para fillimit të pushtimit rus, një profil në Twitter i lidhur me Anonymous, publikoi një video ku shfaqej një person i maskuar, i cili kërcënonte me sulme kibernetike Rusinë, nëse kriza ukrainase përkeqësohej në ditët në vijim.

Më 24 shkurt, disa orë pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën, Anonymous më në fund njoftoi se ishte “zyrtarisht në një luftë kibernetike kundër qeverisë ruse”.

Anonymous, i cili funksionon si grup që nga viti 2008, nuk është një ent i përcaktuar dhe detyrimisht kompakt, askush nuk e di se kush qëndon pas tij dhe nuk ka një kanal të vetëm zyrtar komunikimi.

Gjatë viteve grupi ka qenë protagonist i sulmeve të panumërta kibernetike, të drejtuara kryesisht ndaj kompanive të mëdha apo qeverive.

Vitet e fundit, hakerat e grupit ishin përpjekur gjithashtu të gjurmonin autorët e sulmeve të Parisit në vitin 2015, dhe po ashtu ishin përpjekur për të ndalur propagandën e Shtetit Islamik (ISIS) në internet.

Mirëpo, që nga koha kur Anonymous i shpalli “luftën” qeverisë ruse, arriti të sabotojë fillimisht disa site institucionale ruse, duke përfshirë atë të qeverisë dhe Gazprom-in.

Këto sulme ishin ato që në zhargonin kompjuterik quhen “Distributed Denial of Services” (DDoS), sulme të tilla konsistojnë në mbytjen e faqeve me trafik klikimesh, derisa i nxjerrin jashtë funksion.

Hakerat e Anonymous më pas shënjestruan faqet e disa gazetave ruse, duke përfshirë Russia Today, e cila konsiderohet si një nga burimet kryesore të propagandës së qeverisë së Putinit si në Rusi ashtu edhe jashtë saj, por edhe faqet e gazetave Kommersant dhe Izvestiya.

Gjithashtu u sulmua faqja e Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus dhe pak më vonë sulmi preku faqet e agjencive shtetërore të lajmeve TASS dhe Ria Novosti. Në të dy rastet e fundit, hakerat nuk rrëzuan serverat e faqeve, por postuan një mesazh të tyre në faqet kryesore, duke iu bërë thirrje qytetarëve rus të kundërshtojnë vendimin e qeverisë.

“Ju lutemi t’i jepni fund kësaj çmendurie, mos i dërgoni fëmijët dhe burrat në vdekje të sigurtë. Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë”.

Më 26 shkurt, hakerët sulmuan gjithashtu televizionin shtetëror rus, duke futur muzikë nacionaliste ukrainase, por edhe imazhe nga sulmet e kryera nga ushtria ruse që nga fillimi i pushtimit.

Ditët e fundit, Anonymous ka pretenduar gjithashtu sulme të tjera të vogla, ku në mesin e tyre përfshihet një veprim i thjeshtë simbolik kundër jahtit në pronësi të Putinit, i quajtur “Graceful”.

Hakerat hynë në Sistemin e Identifikimit Automatik, sistemin në të cilin futen të dhënat e anijeve të ndryshme, duke ndryshuar kodin e identifikimit të jahtit. Ata e riemëruan atë “FCKPTN” (Fuck Putin), si dhe ndryshuan destinacionin e tij, duke shkruar “Hell”.

Llogari të tjera në Twitter, të lidhura me Anonymous, thanë se sulmuan gjithashtu faqen e internetit të qeverisë çeçene, duke e bërë atë të paarritshme, si dhe kompaninë bjelloruese të armëve Tetraedr, duke vjedhur më shumë se 200 GB email-e dhe dokumente konfidenciale, përfshirë edhe disa të dhëna për armë.

Më 28 shkurt, Anonymous njoftoi gjithashtu se kishte sulmuar Institutin e Sigurisë Bërthamore të Moskës, duke vjedhur mbi 40.000 dokumente konfidenciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)