01 Prill 2023

Van der Vaart në listën e Chelseat

Londër, 25 mars - Rafael Van der Vaart mund të jetë cak i një transferimi te Chelsea, pasi që Carlo Ancelotti e ka identifikuar holandezin si zëvendësuesin e Decos në mesfushë.

Sipas AS dhe The Sun, agjentët e Van der Vaart dhe ata të Chelseat kanë filluar bisedimet për një transferim të holandezit në Stamford Bridge, për një shumë që përflitet të jetë rreth 11 milionë euro. Marrëveshja do të nënshkruhet para fillimit të Kampionatit Botëror.

Van der Vaart është përulur nga Real Madridi në fillim të sezonit duke mos u ftuar as në ndeshjet miqësore.

Sidoqoftë, holandezi ka gjetur rrugën për në formacionin bazë falë paraqitjeve fantastike, duke përmendur dhe atë ndaj Sevillas kur shënoi golin e fitores në sekondat e fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)