22 Mars 2023

Ronaldo merr 1.6 milionë dollarë për një postim në Instagram!

Madrid, 2 korrik - Cristiano Ronaldo është njeriu më me vlerë në botë në Instagram, pasi ylli i Juventusit fiton më shumë se kushdo tjetër në planet përmes postimeve të sponsorizuara.

Sulmuesi i Juventus merr nga reklamuesit 1.6 milionë dollarë për një postim në llogarinë e tij, sipas kompanisë analitike të rrjeteve sociale Hopper HQ. Fituesi pesë herë i "Topit të Artë" ndiqet nga plot 308 milionë persona në Instagram.

Ronaldo ka zbritur nga froni aktorin e famshëm  Dwayne "The Rock" Johnson, i cili mbante vendin e parë.

Johnson ka 250 milion ndjekës në Instagram dhe merr rreth 1.52 milion dollarë për një postim, ndërsa ylli i popit Ariana Grande me 1.51 milion dollarë renditet e treta në listë.

Lionel Messi, rivali historik i Ronaldos, është i vetmi sportist tjetër në 10-shën më të mirë.

Argjentinasi, i cili ka 224 milion ndjekës, merr deri në 1.1 milion dollarë për një postim, duke e vendosur atë të shtatin në listën e më të paguarve.

10 të famshmit që marrin milionat për një postim në Instagram

1. Cristiano Ronaldo, 308 milion ndjekës - pak më shumë se 1.6 milion dollarë për postim

2. Dwayne "The Rock" Johnson, 250 milion ndjekës, 1.52 milion dollarë për postim

3. Ariana Grande, 247 milion ndjekës, 1.51 milion dollarë për postim

4. Kylie Jenner, 244 milion ndjekës, 1.49 milion dollarë për postim

5. Selena Gomez, 241 milion ndjekës - 1.46 milion dollarë për postim

6. Kim Kardashian, 232 milion ndjekës - 1,41 milion dollarë për postim

7. Lionel Messi, 224 milion ndjekës - 1.16 milion dollarë për postim

8. Beyonce Knoëles, 189 milion ndjekës - 1.14 milion dollarë për postim

9. Justin Bieber, 180 milion ndjekës - 1.11 milion dollarë për postim

10. Kendall Jenner, 172 milion ndjekës - 1,05 milion dollarë për postim

Burimi: Hopper HQ

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)