26 Mars 2023

Roben tërhiqet nga futbolli

Amsterdam, 16 korrik - Holandezi Arjen Robben ka njoftuar përmes profilit të tij në Instagram për tërheqjen përfundimtare nga futbolli.

“Të dashur miq të futbollit, kam vendosur të ndërpres karrierën time si futbollist. Një zgjedhje shumë e vështirë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë.”

37-vjeçari sezonin e kaluar ka veshur fanellën e Groningenin, skuadër me të cilin ka spikatur që në moshë të re.

Në karrierën e tij Robben, përveç fanellës së Groningenit, ka veshur ato të PSVs-ë, Chelsea-t, Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut, duke fituar trofe të shumtë.

Ai e mbyll karrierën me 32 trofe: 8 të Bundesligës, 2 Premier League, 1 LaLiga dhe 1 Eredivisie dhe mbi të gjitha 1 Champions League me fanellën bavareze.

Me ekipin kombëtar holandez ai mori pjesë në tri Kampionate Evropiane (2004, 2008 dhe 2012) dhe në tre Botërore (2006, 2010 dhe 2014).

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)