29 Mars 2024

Ralf Rangnick zgjedhet trajneri i përkohshëm i Manchester United

Manchester, 25 nëntor - Manchester United ka rënë dakord për një marrëveshje me Ralf Rangnick që gjermani të jetë trajneri i tyre i përkohshëm.

Ole Gunnar Solskjaer u largua nga klubi të dielën në mëngjes. Michael Carrick mori drejtimin e përkohshëm të ekipit të parë dhe i udhëhoqi ata në një fitore 2-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e tyre në Champions League të martën në mbrëmje.

Por siç zbuloi ekskluzivisht The Athletic sot pasdite, United tani ka lëvizur për të sjellë Rangnick në një marrëveshje deri në fund të sezonit. Ai do të ketë edhe dy vite të tjera në një rol konsulent.

63-vjeçari, i cili shihet si ‘kumbari’ i stërvitjes moderne në Gjermani, po lë punën e tij si drejtues sportiv dhe zhvillimit në ekipin e Lokomotivit të Moskës për të marrë këtë rol.

Rangnick ka rënë dakord për një marrëveshje gjashtëmujore deri në fund të majit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)