26 Mars 2023

Pingpongistët kosovar kthehen me medalje nga Herceg Novi Open 2022

Herceg Novi, 9 maj - Këtë vikend shumë pingpongistë nga disa klube të Kosovës ishin pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Herceg Novi të Malit të Zi.

Në këtë turne kishte pjesëmarrës nga 10 vende dhe në të gjitha kategoritë konkurenca ishte mjaftë e lartë. Pingpongistët tanë treguan paraqitje shumë të mirë, sidomos kategoria e meshkujve të cilët arritën të sigurojnë disa medalje.

Kategorinë U11 e dominuan talentët e Kosovës ku në finale u takuan Resul Smajli (Kpp Sharri) dhe Olti Behluli (Kpp Ahmet Hoxha MK) ku Resuli arriti të fitoj dhe të shpallët kampion i kësaj kategorie. Resul Smajli arriti ta tregoj kualitetin e tij edhe në kategorinë U13 ku arriti të renditet në vendin e tretë.

Në kategorinë U15 Anes Behluli (Kpp Ahmet Hoxha MK) pati një paraqitje shumë të mirë dhe arriti të renditët në vendin e tretë si dhe Tana Çitaku (Kpp Prishtina) e cila e zuri vendin e dytë.

Në kategorinë e seniorëve paraqitje të mirë patën Linda Zeqiri (Kpp Drita) dhe Alma Mehmeti (Kpp Drita) të cilat u futën në TOP 8 në kategorinë e femrave si dhe anëtari i Kpp Priping, anglezi Chris Doran që e zuri vendin e tretë në kategorinë e seniorëve.

Në kategorinë e veteranëve (40+) Ylli Maloku (Kpp Gani Maloku) tregoi paraqitje të mirë dhe arriti ta siguroj medaljen e argjendit.

Qershia mbi tortë e këtij turneu ishte Fatih Karabaxhaku (Kpp Lidhja e Prizrenit) i cili e dëshmoi kualitetin e tij edhe në këtë turne ndërkombëtar ku arriti të shpallet kampion në kategorinë U19 dhe e arsyetoi domonimin e tij në vitet e fundit në arenën e pingpongut kosovar.

FITUESIT

Medalje të arit - Fatih Karabaxhaku (U19), Resul Smajli (U11)

Medalje të argjendit – Resul Smajli (13), Tana Çitaku (U15), Ylli Maloku (veteran)

Medalje të bronzit – Anes Behluli (U15), Chris Doran (senior).

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)