26 Mars 2023

Kriza te Junajted, tifozët mobilizohen kundër Glazer

Mançester, 5 mars - Të gjithë kundër Glazerit: në vetëm 24 orë edhe 20 mijë tifozë të tjerë të Mançester Junajted kanë aderuar në fushatë për të larguar pronarin aktual të klubit.

Ka qenë vetë “Manchester United Supporters Trust”, promotori i iniciativës kundër familjes Glazer, të cilit i kërkohet të shesë Junajtidin, tashmë të zhytur në një borxh prej 819 milionë eurosh, një shifër vërtet rekord.

Tifozët kanë theksuar, ndër të tjera, mbështetjen e tyre për tentativën e blerjes së klubit nga ana e një bashkësie tifozësh, të njohur si “Red Knights” (Kavalierët e Kuq), të cilët po bëjnë një ofertë mbi 1 miliard euro për Glazer.

Për të përballuar rritjen e borxheve, muajin e kaluar Glazer ka hedhur në treg bono me vlerë 550 milionë euro. Por lëvizja e “Red Knights”, që të martën kanë konfirmuar publikisht synimin e tyre, ka intensifikuar fushatën anti-Glazer.

Një muaj më parë, mbështetësit në protesta ishin mbi 36 mijë, ndërsa të martën kishin arritur në kuotën e 76 mijë tifozëve, të cilët kërkojnë që Glazer të largohet nga Junajted.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)