27 Mars 2023

Kosovari Hukiç mbron titullin e botës WBO

Berlin, 18 shkurt - Muamer Hukiç, i njohur ndryshe me emrin Marko Huk, ka mbrojtur për herë të dytë titullin e kampionit të botës në kategorinë “cruiser” të versionit WBO. Boksieri me origjinë kosovare, por që konkurron me flamurin e Gjermanisë, ka mposhtur të shtunën në mbrëmje amerikanin Adam Riçardson, në ringun e Berlinit.

25-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm tri raunde për të hedhur në tapet sfidantin e ardhur nga SHBA-ja, duke regjistruar fitoren e 28 në karrierë (21 prej të cilave me “knock-out”), ndërsa ka vetëm një humbje.

Triumfi i Hukiç është karakterizuar edhe nga një episod mjaft i veçantë: përveç rivalit Riçardson, në tapet boksieri kosovar hodhi edhe gjyqtarin e takimit, Mark Nelson, i cili u mundua të largonte amerikanin nga grushtet e fuqishme të kampionit.

Një ngjarje që çuditi të pranishmit në arenën e Berlinit, por edhe 4.1 milionë telespektatorët. Hukiç, i cili e fitoi titullin në gusht të vitit 2009, pas fitores me pikë përballë argjentinasit Viktor Emilio Ramirez, shpjegoi: “Për një moment u habita, por më pas u argëtova”.

Tashmë kosovari synon të konkurrojë në kategorinë e peshave të rënda dhe të sfidojë kampionin në fuqi, britanikun Devid Haje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)