31 Mars 2023

Kosova dhe Maqedonia manifestojnë bashkarisht “Ditën Botërore të Pingpongut"

Shkup, 6 prill - Sot në Shkup u organizua aktiviteti i përbashkët Maqedoni e Veriut vs Kosovë me moton dy shtete një tavolinë, me ç’rast u organizua ndeshje miqësore ndërmjet përfaqësueseve U19 të meshkujve dhe femrave.

Në këtë aktivitet mori pjesë zv. Ministrja për Sport, znj. Daulina Osmani si dhe Drejtori i Agjencionit për Sport, Këshilltarja për Sport e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut.

Aktiviteti ka qenë i shoqëruar me program të pasur kulturor e muzikor dhe me fjalime motivuese e kremtuese nga përfaqësuesit e dy shteteve.

Aktiviteti ishte mirë i organizuar, ku pas fjalëve të rastit nga përfaqësuesit e të dy ministrive, dhe aktiviteteve tjera të ndërlidhura me aktivitetin filluan edhe ndeshjet e të dy përfaqësueseve.

Përderisa ekipi i meshkujve shënoi fitore me 4:1, ekipi i femrave barazoi me 3:3, një rezultat jo i rëndomtë në pingpong.

Ky aktivitet është transmetuar drejtpërdrejtë edhe në kanalin zyrtar të ITTF për 1 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)