KFOR-i ndihmon në inaugurimin e fushës së futbollit
![KFOR-i ndihmon në inaugurimin e fushës së futbollit](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/klubi_i_te_rinjeve_ne_futboll_runik.jpg)
![KFOR-i ndihmon në inaugurimin e fushës së futbollit](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/kfor_ndihmon_ne_inaugurimin_e_fushes_se_futbollit.jpg)
![KFOR-i ndihmon në inaugurimin e fushës së futbollit](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/kfor_i_ndihmon_ne_inaugurimin_e_fushes_se_futbollit.jpg)
Runik, 18 qershor - Në qytetin e Runikut, KFOR-i mbështeti organizatën joqeveritare "UJQ" me ndërtimin dhe inaugurimin e një fushe të futbollit.
Qëllimi i organizatës “UJQ” është krijimi i ekipeve shumetnike të futbollit në Kosovë, duke i larguar fëmijët nga rrugët dhe drejtuar ata në fushat e futbollit.
Liga përbëhet nga fëmijë e 13 fshatrave të zonës së Runikut, mosha e të cilëve është nga 7 në 23 vjeç.
Që nga viti 2017, ushtarët sllovenë të Ekipit Monitorues Ndërlidhës K15 punuan me kryetarin e OJQ-së “UJQ” Mexid Halilaj për të ndërtuar fushën e futbollit.
Komanda Rajonale - Lindje, e cila udhëhiqet nga SH.B.A.-ja po e kryen rregullisht misionin e saj për të kontribuar në mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për të ofruar liri të lëvizjes në zonën e saj operative, duke mbështetur komunitetet lokale me projekte të bashkëpunimit civilo-ushtarak.