29 Mars 2023

Del Piero: Jemi në gjendje emergjente

Itali, 1 mars - Asi i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pranuar se skuadra e tij ka probleme serioze, ndërsa kjo u dëshmua në humbjen prej 2-0 nga Palermo.

"Jemi në një gjendje emergjente dhe kemi qenë kështu për një kohë. Fatkeqësisht, kur ka javë të tilla si kjo, kur luan çdo tri ditë, problemi bëhet edhe më i madh".

"Ende kemi mungesa të lojtarëve të rëndësishëm dhe shpresojmë që të rikuperohen sa më shpejtë që është e mundur."

"Komplimentet tona shkojnë te Palermo që erdhi këtu dhe zhvilloi lojën e vet. E vetmja gjë që më bën krenar dhe është shpresëdhënëse, është se lojtarët dhanë gjithçka nga vetja", tha Del Piero pas ndeshjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)