31 Mars 2023

UNDP i dorëzon policisë pajisje për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme

Prishtinë, 9 qersor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do t'i dorëzojë Policisë së Kosovës (PK) pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 440,000 dollarësh.

Në ceremoni do të dorëzohen skanerë dore, kamera termike, endoskopë dhe dronë, të cilët PK-ja do t'i përdorë për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme dhe për të përmirësuar kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW).

Dorëzimi i pajisjeve është pjesë e Programit të UNDP-së për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i financuar bujarisht nga qeveritë e Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Holandës dhe Norvegjisë si dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Samedin Mehmeti, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të shoqërohen nga ambasadori gjerman Jörn Rohde, ambasadorja franceze Marie-Christine Butel, përfaqësues nga Ambasadat e Norvegjisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zyrës së BE-së në Kosovë dhe zyrtarë të tjerë në këtë ngjarje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)