20 Prill 2024

Siguria në Gjilan është e nivelit të dëshirueshëm

Prishtinë, 13 gusht - Sot ministri i punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi bashkë me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Behar Selimin , Ndihmës Drejtorin e përgjithshëm të Shtyllës Operative Shpend Maxhunin si dhe epror tjerë të lartë, në kuadër të Rajonit të Gjilanit ata vizituan Stacionin Policor në Gjilanit.

Ata u pritën nga Komanda Rajonale dhe Komandanti i stacionit policor të Gjilanit dhe epror tjerë të Lartë.

Gjatë bisedës është vlerësuar si nga ana e Ministrit ashtu dhe nga Komandanti i stacionit Policor të Gjilanit Kapiten Ridvan Xhemajli, se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe stabile. Gjithashtu dhe liria e lëvizjes për të gjithë pjesëtarët e komunitetit që jetojnë në regjionin e Gjilanit është e nivelit të dëshirueshëm.

Ministri Bajram Rexhepi lavdëroi punën e mirë të policisë rajonale me theks të veçantë Stacionin Policor në Gjilan për krijimin e ambientit të qetë dhe siguri për të gjithë Qytetarët e rajonit të Gjilanit pa marrë parasysh përkatësin etnike.

Drejtori i përgjithshëm i PK-së Behar Selimi  përgëzoj eprorët dhe oficerët policor duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me implementimin e Metodologjisë së re të punës sektoriale në mënyrë që sa më tepër të jemi pranë qytetarëve duke e çmuar krenari punën policore, po ashtu falënderim të veçantë shprehu për ndihmë që për çdo ditë po rritet nga qytetarët dhanë policisë.

Komandanti i stacionit policor të Gjilanit Kapiten Ridvan Xhemajli foli për punën që është duke u bërë nga ana  pjesëtarëve të policisë në rajonin e Gjilanit dhe u shpreh se do të vazhdojnë me implementimin e detyrave me përkushtimin ma të madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)