27 Mars 2023

Policia falënderon veteranët për protesten paqësore dhe pa incidente

Prishtinë, 16 qershro - Policia e Kosovës (PK) si institucion i zbatimit të ligjit, ashtu siç e ka bërë të ditur përmes njoftimit zyrtar të publikuar dje me 15 qershor 2022, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së,

Policia e Kosovës ç’do herë ka njohur dhe njeh të drejtën ligjore të qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Në të gjitha rastet veprimet policore janë realizuar konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, mbrojtjen e pronës private dhe asaj publike.

Asnjë veprim i Policisë së Kosovës nuk është ndërmarr në kundërshtim me procedurat e parapara ligjore, ku specifikohen qartë veprimet policore në rast të nevojës për ndërhyrje apo ndërmarrje të ndonjë veprimi policor në interes të mbrojtjes dhe ofrimit të sigurisë për personat dhe objektet e rëndësisë së veçantë.

Prandaj, konsiderojmë se të gjitha veprimet policore janë realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi në harmoni të plotë me procedurat ligjore që aplikohen dhe në asnjë rast të vetëm nuk do të veprohet në kundërshtim me to.

Policia e Kosovës vlerëson se protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident, andaj falënderon në veçanti organizatorët dhe pjesëmarrësit për sjelljen dhe bashkëpunimin e treguar me PK-në.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)