22 Mars 2023

Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR mbajnë trajnim të përbashkët

Prishtinë, 27 korrik - Nga 27 deri më 28 Korrik 2010, një ushtrim që përfshin Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe forcat e KFOR-it do të mbahet në zonën e  Zubin Potok. Njësi të ndryshme nga “Battle” Grupet Multinacionale  dhe forcat rezerve të KFOR-it do të jenë pjesë e këtij trajnimi nën komandën e KFOR-it sipas një skenari operacional.

Qëllimi i këtij ushtrimi është zgjerimi i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për të trajnuar procedurat pozicionuese të operacioneve të përbashkëta. Kjo është gjithashtu një mundësi për të informuar personelin e ri pas rotacioneve. Ky ushtrim është pjesë e një cikli trajnues me afat të gjatë që ka për qëllim të zhvillojë edhe më tej aftësitë dhe ndër-operacionalitetin e KFOR-it.

Policët dhe ushtarët do të angazhohen me automjete të numërta. Ky ushtrim nuk është përgjigje ndaj, ose përgatitje për çfardo situate si të vazhdueshme, apo e pritur në Kosovë.

Të gjithë automjetet do të mbajnë shënimin “KFOR” dhe të gjithë ushtarët do të mbajnë bexhin e KFOR-it. Qytetarët vendas duhet të jenë të kujdesshëm gjatë kohës që trupat janë në veprim e sipër.

Bashkëpunimi mes Policisë së Kosvës, EULEX-it dhe KFOR-it është njëra nga shtyllat për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lëvizjen e lirë në të mirë të popullit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)