27 Mars 2023

OSBE prezanton raportin e trajtimit te rasteve të terrorizmit nga gjykatat

Prishtinë, 19 shtator - Misioni i OSBE-së do të prezanoj sot në Prishtinë raportin për mënyrën se si trajtohen rastet e terrorizmit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Raporti Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale në Kosovë ofron analizë të rasteve të terrorizmit nga viti 2018 deri më 2020, dhe bazohet në të dhënat e Misionit nga monitorimi i gjykimeve, informacionet nga gjykatat dhe intervistat e hollësishme me partnerët.

Qëllimi është që të përkrahen praktikuesit e ligjit të ruajnë standardet më të larta profesionale në këtë fushë sfiduese të ligjit dhe politikave. Në shërbim të këtij qëllimi, raporti identifikon praktikat e mira, si dhe fushat që përbëjnë shqetësim në legjislacion, procedurë dhe praktikë dhe përmbyllet me një seri rekomandimesh.

Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë prezantimin e njërit nga autorët e raportit, Kirsty Brimelow Avokate e Mbretit (Angli dhe Uells), dhe reflektime nga panelistët. Kjo do të pasohet nga një seancë diskutimesh dhe pyetje-përgjigje lidhur me të gjeturat e raportit.

Do të ketë fjalime hyrëse nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, dhe Prokurori Special Afrim Shefkiu, si dhe nga Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)