OSBE dënon sulmin kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 5 korrik - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer dënoi sulmin me armë zjarri që ndodhi sot në Mitrovicën veriore ku u plagos Petar Miletiq, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë së Pavarur Liberale (SLS).
Ky sulm paraqet një shkak tjetër për brengosje rreth gjendjes së sigurisë në Mitrovicën veriore pas incidentit të dhunshëm më 2 korrik që rezultoi në vdekje tragjike të një personi dhe disa të lënduarve, tha Ambasadori Almhofer. Ne u bëjmë thirrje agjencive përgjegjëse të hetojnë këtë incident dhe të sjellin kryesit e këtij akti para drejtësisë.
Ne i dëshirojmë Miletiqit shërim dhe kthim të shpejtë në angazhimet e tij të përditshme në përfaqësimin e interesave të zgjedhësve të tij, u shpreh Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë.